Trafiku i 137 kg kokainë, hetimet: 2 muaj për transportin e drogës nga Ekuadori

Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjeron grupin e personave që janë të përfshirë në trafikimin e kokainës, apo që kanë favorizuar për kalimin e lëndës narkotike në portin e Durrësit. Burime nga grupi hetimit konfirmojnë se nën hetim janë vënë një numër i lartë zyrtarësh të Portit të Durrësit, Doganës dhe Policisë Kufitare. Për arsye hetimi emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

Prokurorët thanë se kanë dyshime të arsyeshme se këta individë kanë krijuan favorizime për hyrjen e personave të paautorizuar në port.

Ky dokument i siguruar nga A2 zbulon intenerarin e kontejnerëve nga nisja prej Ekuadorit më 24 korrik deri në destinacion në Portin Durrës më 17 shtator. Katër ditë më pas kontejnerët do të bënin daljen deri në sekuestrimin e tyre nga policia shqiptare, pasi që ditën e mbërritjes prokurorët thanë se vendosën mjetet përgjuese.

Prokurorët kanë siguruar dëshmitë e dy bashkëpunëtorëve të arrestuar,  Ardian Bega, punonjës i sigurisë së portit dhe Altin Mislihaka, pastrues i anijes së peshkimit të biznesmenit  Gentian Malindi, i cili është shpallur në kërkim. Biznesmeni nga Durrësi dyshohet se është një prej porositësve të 137 kg kokaine të sekuestruar nga autoritetet shqiptare dhe ato greke. Dyshohet se destinacioni i kësaj sasie droge ishin dy qytetet Elbasan dhe Fier.  

Shkarkoni aplikacionin e A2