Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

U grabisin shtëpitë lojtarëve, Real Madrid punëson firmë private për sigurinë

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 15:42 | Futboll
U grabisin shtëpitë lojtarëve, Real Madrid punëson

Real Madrid ka punësuar një firmë private sigurie për të ruajtur shtëpitë e lojtarëve, pasi disa prej tyre janë bërë viktimë e grabitjeve në kohët e fundit, ndërkohë që ishin duke luajtur futboll.

Lojtari i fundit që u bë pre e grabitësve ishte mesfushori Casemiro, pasi hajdutë të maskuar u futën në shtëpinë e tij ndërsa ai po luante derbin kundër Atletico-s, ndërkohë që brenda në shtëpi ishin bashkëshortja dhe fëmija. Nga lojtarët e Real Madrid janë grabitur edhe Lucas Vazquez dhe Isco, si edhe trajneri Zinedine Zidane. Ndërsa vitin e kaluar janë grabitur edhe shtëpitë e Karim Benzema, Jordi Alba, Gerard Pique, Kevin-Prince Boateng, Ezequiel Garay, William Carvalho, dhe Geoffrey Kondogbia.

Së fundmi grabitësit plaçkitën edhe shtëpinë e Alvaro Morata-s ndërsa vëllai i mesfushorit të Barcelona-s, Melo, u kërcënua me armë ndërsa grabitësit kërkonin për sende me vlerë në shtëpinë e tij.

“Shpresoj që të mos u ndodh më lojtarëve të mi”, tha trajneri Zidane. “Fatmirësisht ajo që i ndodhi Casemiro-s nuk pati pasoja në njerëz, vetëm materiale”. Ndërsa gruaja e Vazquez, shfryu në Instagram: “Kur do të jetë e mundur që të jetojmë të qetë në shtëpinë tonë e të shkojmë në punë të qetë?”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani