Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

13,5 ton flori në shtëpinë e zyrtarit të korruptuar kinez

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 19:44 | Lifestyle

Një zyrtari të lartë kinez iu zbuluan në shtëpinë e tij 13,5 ton flori. Mijëra shufra floriri që kanë një vlerë prej më shumë se 520 milionë eurosh u gjetën në banesën e 58-vjeçarit Zhang Qi.  

Përveç arit, inspektorët antikorrupsion zbuluan edhe 268 miliardë yuan (mbi 30 milionë euro) në llogarinë e tij bankare, të cilat dyshohen se janë ryshfet.

Nëse akuzat për korrupsion nga këtij zyrtari rezultojnë të vërteta, zyrtari është më i pasur sesa Jack Ma, personi më i pasur i Kinës, i cili sipas Forbes ka një pasuri prej më shumë se 30 milionë eurosh.

Zhang Qi ka qenë sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste në Haikou, kryeqyteti i provincës Hainan, që ka rreth 9 milionë banorë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë