Bernie Sanders ndërpret fushatën për shkak të problemeve me zemrën

Senatori amerikan dhe kandidati demokrat për president Bernie Sanders ka ndërprerë fushatën elektorale për shkak të një problemi shëndetësor. Sipas një zëdhënësi të tij, Sanders ka vendosur të pezullojë fushatën e tij për Shtëpinë e Bardhë për shkak të bllokimit të një arterie dhe dhimbjes që ka pësuar në gjoks.

78-vjeçari Sanders ishte në një takim elektoral në Las Vegas kur u ndje keq dhe menjëherë u dërgua në spital për ekzaminime të mëtejshme.

Zëdhënësi i tij, Jeff Weaver sqaron se senatori kishte bllokim të një arterie dhe për këtë arsye vendosi dhe dy stenda. “Senatori është në gjendje të mirë. Ai do të pushojë dhe për disa ditë. Të gjitha aktivitetet e parashikuara në ditët në vazhdim janë anuluar dhe do iu mbajmë në kontakt për zhvillimet e reja”, informoi Weaver.

Bernie Sander është një nga kandidatët më të vjetër mes 19 pretendentëve nga radhët e demokratëve për të fituar nominimin për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 2020.

Shkarkoni aplikacionin e A2