Dhuna ndaj arbitrit, Disiplina dënon edhe zyrtarin e Kastriotit

Vendimeve të Komisionit të Disiplinës nuk mundi t’i shpëtoj as zyrtari i klubit Kastrioti, Gazmend Vogli i cili në ndeshjen e Kategorisë së Parë kundër Egnatias, tentoi të godiste njërin prej arbitrave të ndeshjes.

Voglit i është ndaluar qëndrimi në stolin e skuadrës apo dhomat zhveshjes për të gjithë sezonin futbollistik 2019-2020.

Momenti i incidentit është filmuar nga një kamera amatore në shkallët e stadiumit të Krujës.

Shkarkoni aplikacionin e A2