Hoteli vetëm për femra hapet në Spanjë

Një hotel i ri ka hapur dyert në Spanjë dhe është krejt i veçantë në llojin e tij. Në këtë hotel nuk lejohen meshkuj. Po, Po e lexuat mirë. Nuk lejohen meshkujt!.

Hoteli Som Dona ndodhet në Majorka dhe ka 39 dhoma. Ai mirëpret në ambientet e tij vetëm femra duke filluar nga mosha 14 vjeçare. Sipas pronarëve, në këtë vend gratë mund të gjejnë një hapësirë ku largohen nga stresi i ditëve të zakonshme.

Hoteli është i pajisur me pishinë, restorante dhe qendër estetike që ofron masazhe dhe trajtime bukurie. Megjithatë pronarët janë detyruar që disa anëtarë të stafit t’i kenë burra për të përmbushur ligjet vendase kundër diskriminimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2