Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kupa Libertadores, River Plate mposht rivalët e përjetshëm të Boca-s

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 10:23 | Futboll
Kupa Libertadores, River Plate mposht rivalët e përjetshëm

Një gol në secilën pjesë dhe ndërhyrja e VAR, i dhuruan River Plate fitoren 2-0 përballë rivalëve të përjetshëm të Boca Juniors.

Në gjysmëfinalen e parë të Kupa Libertadores, triumfues ishin bardhekuqtë të cilët nuk gabuan, sikurse në përballjen e fundit përballë Boca-s në këtë turne e cila e cila i përket finales së edicionit të kaluar.

Borre shënoi fillimisht me penallti në minutën e 7, ndërsa Fernandez i dha qetësi vendasve duke siguruar fitoren pak përpara fundit.

River Plate shkon i qetë drejt 90 minutave të dyta të gjysmëfinales, ndërsa për Boca Juniors misioni i përmbysjes do të jetë i vështirë sikurse ka rezultuar në vitet e fundit.

https://youtu.be/EtjphF03xBM?t=49

A2 CNN Livestream

Dita jonë