Ndahet nga jeta këngëtari i madh lirik, Gjoni Athanas

Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare Gjoni Athanas, këngëtar i shquar i operës shqiptare. Athanas ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku edhe kishte lindur, në 4 nëntor 1925.

Athanas ishte edhe një ndër këngëtarët e fundit lirikë shqiptarë të shkolluar në ish-Bashkimin Sovjetik. Ndër rolet e shumta që ka luajtur, mbahet mend më shumë ai i Skënderbeut në veprën me të njëjtin emër të Prenk Jakovës.

Gjithashtu ka interpretuar edhe mjaft këngë këngëve popullore, patriotike dhe këngë lirike nga opera të ndryshme botërore.

Shkarkoni aplikacionin e A2