Negociatat, Schulz: Europa të mbajë premtimin

Autoritetet europiane duhet t’i mbajnë premtimet. Ata duhet të vendosin hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Ishte kjo thirrja e ish-kreut të Parlamentit Europian, Martin Schulz bërë autoriteteve europiane gjatë punimeve të forumit të “The Economist” për çështjet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Shkup.

“Shpresoj që të mos ketë vonesa të mëtejshme”, theksoi ai, duke u shprehur i sigurt “për një votë PO më 15 tetor”.

Shultz vlerësoi votën e Bundestagut gjerman duke shprehur sigurinë që është një ogur i mirë për votat e vendeve të tjera.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se nëse Europa nuk voton pro çeljes së negociatave për vendin e tij, do të ndëshkojë shembullin më të mirë të vendeve të rajonit.

Shkarkoni aplikacionin e A2