Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Negociatat, Schulz: Europa të mbajë premtimin

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 08:23 | Ballkani
Negociatat, Schulz: Europa të mbajë premtimin

Autoritetet europiane duhet t’i mbajnë premtimet. Ata duhet të vendosin hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Ishte kjo thirrja e ish-kreut të Parlamentit Europian, Martin Schulz bërë autoriteteve europiane gjatë punimeve të forumit të “The Economist” për çështjet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Shkup.

https://a2news.com/2019/10/01/ditmir-bushati-i-vendos-kushte-qeverise-cakton-detyra-dhe-afate-per-negociatat/

“Shpresoj që të mos ketë vonesa të mëtejshme”, theksoi ai, duke u shprehur i sigurt “për një votë PO më 15 tetor”.

Shultz vlerësoi votën e Bundestagut gjerman duke shprehur sigurinë që është një ogur i mirë për votat e vendeve të tjera.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se nëse Europa nuk voton pro çeljes së negociatave për vendin e tij, do të ndëshkojë shembullin më të mirë të vendeve të rajonit.

https://a2news.com/video/rezoluta-e-kuvendit-per-be-ne-hapni-negociatat/

A2 CNN Livestream

Dita jonë