
Plantacioni me kanabis zbulohet pas derës sekrete në kabinën e dushit
Policia italiane arrestoi një të ri në Cagliari për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. 30-vjeçari i quajtur Filippo Gavezzani kishte gjetur një mënyrë të veçantë për të fshehur serën me bimë narkotike brenda banesës së tij.
Ai kishte bërë një derë sekrete pas kabinës së dushit që të çonte në një plantacion të vërtetë me 500 rrënjë kanabis sativa.
Policia kishte dyshuar disa herë se 30 vjeçari merrej me aktivitet të paligjshëm, por nuk kishte vërtetuar gjë. Dhe dyshimet dyfishuan kur ndaj Gavezzanit u shtua dhe akuza për vjedhje të energjisë elektrike.
Pas kontrollit në banesë policia arriti të zbulonte serën sekrete e pajisur me të gjitha facilitetet ku ishin mbjellë 500 rrënjë kanabis, gjithashtu u sekuestrua dhe një armë zjarri që ai e mbante pa leje.