Protesta kundër reformave të qeverisë greke, punonjësit në grevë

Mbani duart lart sindikatave. Kjo ishte thirrja e disa prej punonjësve të sektorit privat në Greqi, të cilët bojkotuan vendet e punës për të protestuar kundër reformave të planfikuara nga qeveria e re konservatore.

Sipas tyre, ato do të dobësojnë sindikatat dhe do të kufizojnë të drejtën e protestës. Mijëra vetë morën pjesë në marshimin e dytë të këtij lloji në rrugët e Athinës. Anijet qëndruan të ankoruara në port dhe transporti publik u bllokua si pasojë e grevës 24 orëshe.

“Ata nuk duhet të përzihen me sindikatat. Sindikatat kanë lirinë për të cilën ne kemi luftuar për vite të tëra. Reformat e propozuara kanë dështuar nëpër botë”, thotë Michalis, një nga protestuesit.  

Nga protesta e sotme

“Me masat që gjenden në projektligj, ne kthehemi në kushtet mesjetare për punonjësit”, shton mësuesja Sofia.  

Punonjësit e sektorit publik morën pjese ne një grevë të ngjashme kundër reformave javën e kaluar, dhe braktisen vendet e punës për disa orë gjatë së mërkurës. Qeveria e kryeministrit Kiriakos Mitsotakis planifikon të ndryshojë disa prej rregullave se si do të shpallen protestat, do të lejojë ndryshime në ujditë kolektive për pagat dhe do të krijojë një regjistër për sindikatat.

Qeveria e zgjedhur në muajin korrik me premtimin për të stimuluar rritjen ka thënë se propozimet synojnë ta bëjnë vendimmarrjen mbi aksionin industrial me gjithëpërfshirëse. Sindikatat besojnë se reformat nuk do të ndihmojnë në reduktimin e papunësisë, e cila më një nivel prej 17 përqind është më e larta në eurozonë. Projektligji pritet të votohet këtë muaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2