Sekuestrohen 70 mijë euro “cash” dhe një automjet me vlerë 100 mijë euro në Lushnjë

Policia e Fierit i ka sekuestruar një personi, pas një kontrolli në banesë, një sasi prej 70 mijë eurosh “cash” dhe një automjet me një vlerë 100 mijë euro, pasi dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Bëhet e ditur se pas informacioneve të mara në rrugë operative se shtetasi J. S merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, u ushtrua kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe 1 automjet me vlerë rreth 100 000 euro.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

Shkarkoni aplikacionin e A2