Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tërmeti, Rama: Nuk do të jepen më leje ndërtimi pa policën e sigurimit

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 13:56 | Politikë
Tërmeti, Rama: Nuk do të jepen më leje ndërtimi pa

Kryeministri Edi Rama tha se ka marrë mbështetjen e disa personaliteteve ndërkombëtare pas tërmetit që goditi Shqipërinë në 21 shtator. Në një dalje për mediat, Rama zbuloi vendimet e marra nga Qeveria për të përballuar pasojat e tërmetit.

“Kam pasur komunikime të drejtpërdrejta me Presidentin e Turqisë, Kryeministrin e Italisë, Presidentin e Francës, Kancelarin e Austrisë dhe komunikime të niveleve të tjera, ku dua të veçoj atë të shumëpërkushtuar të ambasadorit të Bashkimit Europian. Gjithashtu kam parë edhe një gatishmëri nga sipërmarrja dhe investitorë të huaj të pranishëm në vendin tonë”, tha Kryeministri.

Edhe pse pranoi se dëmet më të mëdha janë hasur në godinat e para viteve 1990, Kryeministri zbuloi se Qeveria ka marrë një vendim për të detyruar ndërtuesit që të lidhin kontrata sigurimi me përfituesit.

https://a2news.com/2019/09/23/demet-nga-termeti-353-banesa-te-demtuara-nga-lekundjet-sizmike-ne-durres/

“Kemi marrë një vendim me impakt afatgjatë, që parashikon masa detyruese për ndërtuesit për të lidhur një kontratë sigurimi me një afat dhjetëvjeçar me blerësit e apartamenteve, që mbulojnë dëmet për një afat trevjeçar ndaj të tretëve, kur ndërtimi shembet tërësisht apo paraqit defekte serioze. Nuk do të jepen më leje ndërtimi pa policën e sigurimit, që duhet ta kenë projektuesit dhe ndërtuesit dhe gjithashtu detyrimin e kompanive të sigurimit që të garantojnë mbulimin e dëmit”, tha Rama. “Ka pasur shumë raste me shkelje në ndërtim, por gjykatësit e sistemit të kalbur të drejtësisë kanë preferuar të marrin ryshfetet dhe të mos ndëshkojnë. Me futjen e kompanisë së sigurimit, nuk do të ketë më asnjë blerës që paguan që në themel dhe në fund bëhet pronar i një apartamenti apo dyqani që nuk e hipotekon dot pasi ai që i ka marrë lekët i ka lënë një pronë me shkelje”.

https://a2news.com/2019/09/23/dy-dite-para-termetit-nxenesit-u-sterviten-per-rastet-e-emergjencave/

“Projektligji përcakton se institutet shtetërore dhe ente të tjera do të kryejnë oponencën teknike mbi çdo godinë publike apo private me akses publik, pavarësisht nga vlera e investimit. Ndërsa do të ketë një audit publik për objektet që kanë mbi 50 vite. E vërteta është se goditja sizmike nuk ka dhënë impakt në godinat e reja.  Edhe unë kam pasur dyshim se në gjithë zhvillimet e fundit të këtyre 30 viteve, do të kishim vulnerabilitet të konsiderueshëm në rast të një tërmeti. Për fat të mirë, godinat kanë kaluar një test me sukses, sepse të gjitha dëmet janë regjistruar në godina të vjetra, apo në shtesa të godinave të vjetra, apo një grup godinash të viteve ’90.

Ndër masat e tjera të marra është përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për të gjithë investimet mbi banesat e dëmtuara si pasojë e tërmetit. Ndërsa do të kryhet një inspektim i të gjithë ashensorëve, për të siguruar që ata plotësojnë kriteret dhe nuk janë të impaktuar teknikisht pas tërmetit.

https://a2news.com/2019/09/25/pas-termetit-regjistrohen-460-lekundje-ne-5-dite-sizmologu-drejt-qetesimit-te-plote/

A2 CNN Livestream

Dita jonë