Tre golat më të bukur të mbrëmjes në Champions

Në 8 ndeshjet e së mërkurës u shënuan 24 gola, ku për t’u veçuar ishte sfida në Angli mes kampionëve të Liverpool dhe Salzburg, e cila u mbyll me 7 gola, 4-3 në favor të skuadrës së Klopp.

Më pak gola se mbrëmja e së martës, por realizimet ishin të jashtëzakonshme dhe zgjedhja e 3 golave më të bukur ishte e vështirë.

3 – RAUL DE TOMAS

Benfica u mposht në Rusi 3-1, por goli i vetëm i portugezëve ishte i jashtëzakonshëm. De Tomas lëshoi një silurë drejt portës duke mos i lënë asnjë shans portierit të Zenit. E vetmja gjë e bukur portugezëve në Rusi.

2 -LUIZ SUAREZ

Suarez barazoi ndaj Interit me fillimin e pjesës së dytë dhe goli ishte një nga më të bukurit e karrierës së tij. Asist fantastik i Vidal në hyrje të zonës. Më pas, koordinim perfekt, potencë në goditje dhe saktësi. Një ekzekutim i jashtëzakonshëm me gjysmë-roveshatë.

1 – HAKIM ZIYECH

Tifozët e Valencias vunë duart në kokë që në minutën e 8 në ndeshjen ndaj Ajax, kur talenti maroken e skuadrës holandeze realizoi një kryevepër. Një gol që ia vlen të shihet më shumë se një herët.

Shkarkoni aplikacionin e A2