Zgjedhjet në SHBA, shakaja pa kripë e Putin: Rusia do të ndërhyjë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tallet me krizën politike të Shteteve të Bashkuara. I pyetur lidhur me shqetësimet nëse Moska edhe këtë herë do të përzihej në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020, ai u përgjigj.

“Po iu tregoj një sekret, po, padyshim që do ta bëjmë në mënyrë që ju të kënaqeni, por vetëm mos i thoni njeriu”, ironizoi Putin.

Shefi i Kremlinit shtoi më tej se këto dyshime janë qesharake dhe sipas tij nuk është dhënë asnjë provë konkrete që lidhin Rusinë me ndërhyrjen e zgjedhjeve të kaluara. Megjithatë raportet e inteligjencës amerikane treguan të kundërtën dhe nënvizuan se Moska bëri një fushatë të ashpër në internet me lajme false dhe mënyra të tjera për të favorizuar kandidatin Donald Trump.

Gjatë fjalës së tij në forumin ekonomik të Moskës, Putin u shpreh i gatshëm të punojë me çdo president që mund të zgjidhet në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, theksoi se Rusia duhet të merret me zgjidhjen e problemeve të saj të brendshme dhe nuk ka kohë të merret me problemet e vendeve të tjera.

Putin komentoi dhe skandalin e telefonatës së presidentit amerikan me liderin ukrainas, dhe kërkoi që Shtëpia e Bardhë të publikojë detaje të bisedës së tij me Trump në takimin e Helsinkit. 

Shkarkoni aplikacionin e A2