Aksident në aksin Korçë-Pogradec, një i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një person është regjistruar këtë të enjte në aksin Korçë-Pogradec. Sipas raportimeve paraprake, një kamion është përplasur me një makinë taksi tip Benz me targa greke. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i makinës, i cili mësohet se është shtetas grek, por nuk është identifikuar ende.

Makina e tij ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme. Pavarësisht se është hapur “airbag”-u, shoferi nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga ana tjetër, edhe kamioni i drejtuar nga 47-vjeçari shqiptar me iniciale F.M., banues në fshatin Bulgarec të Korçës, ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2