Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Arsenali bind në Europa League, Lazio fiton me vështirësi

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 22:56 | Futboll
Arsenali bind në Europa League, Lazio fiton me vështirësi

Arsenali ka triumfuar pastër 4-0 në Europa League në Londër ndaj Standard Liège në ndeshjen e vlefshme për grupet e Europa League.

Edhe pse me mungesa të shumta në formacion, “topçinjtë” arritën të shkëlqejnë në këtë ndeshje, me lojtarin më të mirë të takimit Martinelli, i cili realizoi dy gola, ndërsa dha edhe një asist.

Ndërkohë, edhe pse luante në “Olimpico”, Lazio fiton me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj Rennes. Francezët shënuan të parët me nisjen e pjesës së dytë, por Savic dhe Immobile zhvlerësuan golin e Morel.

https://a2news.com/2019/10/03/tre-golat-me-te-bukur-te-mbremjes-ne-europa-league/
https://a2news.com/2019/10/03/roma-ngadaleson-ne-austri-united-del-me-nje-pike-nga-holanda/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani