Bandat e Los Anxhelos në vitet ‘80

Bandat më të frikshme të Los Anxhelosit të viteve 1980 janë rikthyer “në jetë” përmes fotografive të publikuara nga Merrick Morton, një fotograf amerikan që ka jetuar në qytet në ato vite. Fotot tregojnë se si jetonin dhe silleshin bandat e meksikano-amerikanëve, të cilët në ato vite kishin shumë pushtet në rrugët e Los Anxhelosit.

Në fotografi shfaqen pjesëtarë të bandave famëkeqe të asaj kohe si “Venice 13”; “El Hoyo MaraVilla”; “Elm Street Watts” dhe “18th Street”. Gangsterët pozojnë me krenari me armë dhe drogë, pasi nuk kishin frikë të tregonin para kamerës aktivitetin e tyre të paligjshëm.

Qyteti që sot ka ende probleme mes bandave në pjesë të ndryshme të tij, edhe në atë kohë ishte fushëbeteja e grupeve të ndryshme, që në pjesën më të madhe ishin të ndarë sipas ngjyrës së lëkurës, ku të bardhët, hispanikët dhe ata me ngjyrë luftonin për territor dhe dominim.

Një prej bandave, “18th Street” në një moment arriti të mblidhte rreth vetes 50 mijë anëtarë në të gjithë Amerikën, ndërsa “Venice 13” u përfshinë në vitin 1994 në një luftë të përgjakshme me grupin rival “Venice Shoreline Crips”, ku mbetën të vrarë 55 persona.

Merrick Morton, i lindur dhe rritur në Los Anxhelos, është një fotograf rrugësh dhe fotoreporter në Hollivud.

Shkarkoni aplikacionin e A2