Brenda burgut ku mbahen mijëra xhihadistë të ISIS

Publikuar më: 3/10/2019, ora 17:11

Brenda burgut ku mbahen mijëra xhihadistë të ISIS

Publikuar më: 3/10/2019, ora 17:11

Fotografi të reja zbulojnë pjesën e brendshme të një burgu në Siri, ku mijëra xhihadistë që shkuan për t’u bashkuar me ISIS, tani kalojnë ditët e tyre pas hekurave, pasi kalifate u shkatërrua.

“Daily Mail” shkruan se janë rreth 5 mijë persona që qëndrojnë në këtë burg të improvizuar në veri të Sirisë. Shumë prej tyre janë ekstremistë të huaj, duke përfshirë edhe shumë britanikë, të cilët kërkojnë të kthehen në vendet e tyre pasi grupi terrorist humbi edhe territoret e fundit që kishte nën kontroll në fillim të këtij viti.

“ITV News”, që ka publikuar edhe pamjet brenda burgut, shkruan se ekziston frika se përkrahës të ISIS-it do të organizojnë sulme në kampet e burgut. Po ashtu, edhe tensionet mes të burgosurve janë shpesh të larta.

Udhëheqësi i ISIS, Abu Bakr Al-Bagadi, ka nxitur mbështetësit e tij të sulmojnë burgjet për të liruar luftëtarët e tij, duke e rritur edhe më tej frikën për sulme të mundshme.