Gabojnë objektivin dhe përfundojnë në pyll, 22 parashutistë të plagosur

Publikuar më: 3/10/2019, ora 13:32
parash 1024x553

Gabojnë objektivin dhe përfundojnë në pyll, 22 parashutistë të plagosur

Publikuar më: 3/10/2019, ora 13:32

Duhet të ishte fillimi i një stërvitje ushtarake të rëndësishme, që përfshinte 6650 ushtarë, por diçka shkoi keq dhe mund të shndërrohej në një fatkeqësi për forcat e armatosura amerikane.   

Sipas burimeve të Pentagonit, të paktën 22 parashutistë të Brigadës së Alaskës janë plagosur për shkaqe ende të panjohura, teksa u hodhën nga një avion transportues.

At 8:00 P.M. this evening the 4th Brigade Combat Team, 25th Infantry Division, United States Army Alaska, conducted an…

Posted by 4th Brigade Combat Team (Airborne), 25th Infantry Division on Wednesday, October 2, 2019

Edhe pse dita ishte e mirë dhe avioni nuk shfaqi probleme, një pjesë e mirë e parashutistëve në vend që të arrinte objektivin e planifikuar përfundoi në pyllin që rrethon bazën e Fort Shelby-t, në Mississipi.  

Edhe pse disa nga ushtarakët paraqesin dëmtime të rënda, asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Ndërkohë që po hetohen shkaqet e aksidentit, faqja e brigadës duke qetësuar të afërmit  thotë edhe se “operacionet ajrore janë gjithmonë me risk. Në mundohemi ta minimizojmë sa më shumë këtë”.