Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ish punonjësja çon në gjyq De Niron, i kërkon 12 milionë dollarë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 21:31 | Showbiz
Ish punonjësja çon në gjyq De Niron, i kërkon 12

Aktori i njohur Robert De Niro iu bashkohet listës së personazheve publike që kanë probleme me drejtësinë. Së fundmi, ndaj dy herë fituesit të Çmimit Oscar, është ngritur një padi nga një ish punonjësja e tij, e cila e akuzon për diskriminim gjinor dhe për këtë arsye ajo kërkon një dëmshpërblim prej 12 milionë dollarësh.

Graham Chase Robinson kishte punuar më parë për kompaninë “Canal Production” të De Niro dhe deklaron se u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i zëvëndëspresidentes për shkak të kërcënimeve dhe fyerjeve dhe për këtë arsye ajo kërkon një dëmshpërblim të majmë.

“Robert de Niro ka mbetur i kapur tek tradita e vjetër. Nuk e koncepton se burrat mund t’i trajtojnë gratë si të barabarta. As nuk i intereson dhe fakti se diskriminimi gjinor në vendin e punës është një shkelje ligjore”, shkruhet në denoncimin e ngritur ndaj aktorit.

Sipas këtij dokumenti, aktori e ka trajtuar Graham Chase Robinson si “gruan e zyrës” duke e paguar më pak se kolegët meshkuj dhe i mohuar pagesat shtesë për orët jashtë orarit zyrtar. Këtyre akuzave iu shtohet dhe një telefonatë e De Niros, e regjistruar në sekretarinë telefonike, ku ai e kërcënon nëpunësen e tij pasi nuk i ishte përgjigjur telefonatave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani