Korçë, banorët e Porodinës: Nuk mbajmë mend të kemi patur ujë në çezma

Fshati Porodinë në rrethin e Korçës, edhe pse është viti 2019, vazhdon të kërkojë dhe mbushë ujin si në vitet para çlirimit të vendit.

Vetëm 10 kilometra nga qyteti i Korçës, 800 banorët e Porodinës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej shumë vitesh, aq sa nuk mbahet mend.

“Që kur kam lindur, nuk kam parë ujë me sy”, thotë një nga banorët.

Përballë kësaj situate, banorët detyrohen të marrin ujin me karroca dhe makina në vende ku ka çezma ose ku gjejnë burime.

Ndërtimi i një ujësjellësi ka qenë premtimi i çdo fushate zgjedhore, por, siç shprehen banorët të indinjuar, sapo përfundojnë zgjedhjet, askush nuk kujtohet më për to.

Banorët shprehen se do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në zgjidhjen e kësaj problematike jetike për ta.

Shkarkoni aplikacionin e A2