Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Albin Kurti: Pas fitores së Vetëvendosjes do ndryshojnë koordinatat e politikës në Kosovë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 10:47 | Aktualitet

I intervistuar gjatë tubimit elektoral në Prizren, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në një intervistë për A2 me Alba Alishanin shpalos prioritetet e partisë së tij në zgjedhjet që po afrojnë, si dhe skenarët e mundshëm pas zgjedhorë, duke filluar nga aleancën me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Për Kurtin, zgjedhjet do të përfaqësojnë një ”tërmet politik”, në rast të fitores së tij. “Fatkeqësisht çlirimi i Kosovës nga okupatori i jashtëm, Serbia, u pasua me uzurpim të brendshëm nga regjimi në fuqi, dhe nga Kosova emigrojnë sot si në kohën e okupimit. Është e domosdoshme që të marr fund kapja e Kosovës, dhe të orientohemi në zhvillimin ekonomik të përqendruar në punësim, si dhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit, me një shtet të vërtetë të së drejtës. Punësimi dhe drejtësia janë preokupimet kryesore të votuesve, dhe ne jemi përgjigja. Për sa i përket koalicioneve të mundshme pas zgjedhjeve, Kurti është i qartë. “Koalicionet? Kur të dalë e para Vetëvendosja, kur të fitojë Vetëvendosja, do të ketë një termet politik ne Kosovë, do të shkunden të gjitha partitë dhe do të ndryshojnë koordinatat e situatës”, deklaron Kurti, duke shtuar se “do të çlirohen shumë vullnete të ndrydhura”. Për sa i përket marrëveshjes së mundshme me LDK-në, Kurti thotë se ata “ishin në opozitë bashkë me ne, dhe natyrisht së pari do trokas në dyert e tyre. Por duhet parë me vëmendje cili fraksion i LDK, dhe sa deputetë do të marrin në mëngjesin e 7 tetorit”. Dështimi koalicionit parazgjedhor LDK-VV u duk sikur mbajti peng politiken e Kosovës për disa kohë, dhe ka mundësi që diçka e tillë të përsëritet, duke parë dhe kandidaturën e fortë të Vjosa Osmanit. Lideri i Vetëvendosjes në këtë pikë përgjigjet se me Osmanin ai ka qenë “shumë bujar, i thashë që mund të bëhet numri 1 i listës dhe unë të isha numri 2, por nuk pranuan dhe është për të ardhur keq. Meqë nuk pranuan të isha numri 2, tani është radha e tyre të jenë numri 2 pas zgjedhjeve të 6 tetorit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë