Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Liderët e BE, letër vendeve anëtare: Të hapen negociatat për Shqipërinë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 18:14 | Politikë

Të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është kërkesa e krerëve të Bashkimit Europian, dërguar të gjitha shteteve anëtare. Në një letër të përbashkët, të firmosur nga Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, Presidenti në largim i KE, Jean Claude Juncke, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli dhe presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, e konsiderojnë këtë një zgjedhje strategjike dhe një test për aftësitë e Unionit për të mbajtur premtimet e dhëna. Krerët e BE-së theksojnë se Tirana dhe Shkupi kanë përmbushur kushtet për çeljen e negociatave.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam. Arritja e kësaj kërkonte një përpjekje të konsiderueshme nga qytetarët e tyre, për të cilët perspektiva evropiane ka qenë një burim i shkëlqyeshëm i motivimit dhe vendosmërisë”.

Më tej, krerët e Bashkimit Europian theksojnë se do të duhet shumë punë për reformat që do vijnë më pas. Ndërsa theksohet se anëtarësimi nuk do të ndodhë brenda natës, dhe se për këtë Tirana dhe Shkupi janë të vetëdijshme. Letra e tyre vjen pasi Holanda shprehu zyrtarisht skepticizmin ndaj përparimit të këtyre dy vendeve në reformat e kërkuara. Gjithashtu edhe Franca kërkon që procesi I zgjerimit të pezullohet deri pas reformimit të thellë të BE-së.

Të dashur kolegë.

Qershorin e kaluar ne arritëm një marrëveshje të qartë për të hapur negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë jo më vonë se tetori i vitit 2019.

Bashkimi Evropian është kështu përpara një zgjedhje strategjike. Nëse BE vendos tani të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ky është një test për aftësinë e Unionit për të mbajtur premtimet e tij dhe për të parë drejt së ardhmes.

Bota jonë po pësoni ndryshime shumë të shpejta. Nëse BE duhet të ruajë rolin e saj ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat, duke marrë një hap përpara në integrimit të këtyre vendeve Evropiane që kanë shprehur interesin dhe përmbushur kërkesat e nevojshme për të nisur procesin e anëtarësimit, dhe kjo gjë do ta ndihmojë atë.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha detyrat që iu janë kërkuar. Kjo arritje tregon dhe një përpjekje shumë të madhe të qytetarëve të këtyre vendeve, për të cilët perspektiva evropiane është një burim  i madh motivimi.

Nuk ka asnjë garanci për sukses, Ka ende shumë punë për të bërë në reformat që janë përgjatë rrugës. Anëtarësimi nuk ndodh brenda një nate. Dhe të dy vendet janë në dijeni të kësaj. Paralelisht, bashkëpunimi i BE duhet të intensifikohet për të ecur së bashku me zgjerimin, në interesin e ndërsjellë të qytetarëve të vendeve evropiane dhe ato kandidate.

Ne mendojmë se tani është koha për të hapur negociatat për anëtarësim me të dy këto vende.

Letra e liderëve të BE për hapjen e negociatave

https://a2news.com/2019/10/02/negociatat-schulz-europa-te-mbaje-premtimin/
https://a2news.com/2019/10/03/rama-sot-nuk-do-te-futeshin-dot-ne-be-vende-tashme-anetare-qe-kane-dale-nga-perandoria-komuniste/

A2 CNN Livestream

Dita jonë