Luftë tregtare SHBA-BE, Trump tarifon verën, djathin e whisky-n

Publikuar më: 3/10/2019, ora 21:16
TARIFAT SHBA BE frame 1314 1024x576

Luftë tregtare SHBA-BE, Trump tarifon verën, djathin e whisky-n

Publikuar më: 3/10/2019, ora 21:16

Shtetet e Bashkuara morën dritën jeshile nga Organizata Botërore e Tregtisë për të vendosur tarifa prej 7.5 miliardë dollarësh ndaj produkteve të importuara nga BE. Ky është kapitulli i fundit i një beteje 15-vjeçare mes Uashingtonit dhe Brukselit, lidhur me subvencionimet e gjigandëve të prodhimit të avionëve, Airbus-it francez dhe Boingu-t amerikan. 

“Shtetet e Bashkuara fituan një çmim prej 7.5 miliardë dollarësh nga Organizata Botërore e Tregtisë kundër Bashkimit Europian. Ky i fundit na ka trajtuar shumë keq në marrëdhëniet tregtare.  Kjo është një fitore”, deklaroi presidenti Trump.

Tarifa prej 10 për qind do të vendosen ndaj avionëve të Airbus, dhe prej 25 për qind për produkte të tilla si vera franceze, uiski skocez dhe irlandez apo ullinjtë spanjoll. Në shënjestër edhe djathi italian edhe pse presidenti amerikan kurseu verën dhe vajin e ullirit që importohen nga ky vend, e gjithashtu çokollatën e prodhuar në kontinentin e vjetër… 

Lëvizja kërcënon të nxisë një luftë tregtare transatlantike, ashtu siç ndodhi edhe me Kinën.  Brukseli ka kërcënuar të ndërmarrë masa të ngjashme, duke propozuar tarifa prej 20 miliardë dollarësh ndaj produkteve amerikane. E megjithatë KE, shpreson në arritjen e një marrëveshje.