Në vendin ku argëtohen miliarderët

Foto spektakolare vijnë nga porti Hercules në Monako ku dhjetëra miliarderë janë mbledhur me jahtet e tyre për të marrë pjesë në një nga takimet e përvitshme të quajtur “Spektakli i Jahteve të Monakos”.

Varkat milionadollarëshe të pajisura me drita shumëngjyrëshe krijojnë një pamje magjepse në Principatë.

Mësohet se vlera e jahteve që marrin pjesë në këtë event të përvitshëm arrin në mbi 3.5 miliardë dollarë. Lodrat e shtrenjta të pasanikëve arrijnë përmasa nga 59 metra deri në 150.

Sipas organizatorëve në këtë takim miliarderësh marrin pjesë personazhe shumë të njohur të showbiz, sportit, etj.. duke përmendur këtu aktorin Leonardo Di Caprio, ish muzikantin e Beatles, Ringo Starr, kampioni i Tenisit, Novak Djokoviç dhe ai i Formula 1, Lewis Hamilton.

Fotot janë shkrepur nga vëllezërit JP dhe Mike Andrews, të cilët janë të specializuar për fotografinë ajrore.

Shkarkoni aplikacionin e A2