Nga pellg i ndotur, në pikë turistike që sjell pará

Një fshat i vogël në Indonezi është bërë një pikë tepër tërheqëse për të bërë foto për Instagram, pasi vendasit dhe turistët realizojnë poza të çuditshme nën ujë, duke parë televizor, apo duke ngarë motorët.

Umbul Ponggok, një pellg i vogël në Xhava, i cili është i mbushur me ujëra të kristaltë dhe peshq shumëngjyrësh dhe orendi të ndryshme të lëna aty nga vendasit. Për vetëm 1 dollar, vizitorët mund të zhyten nën ujë, të ulen në stol për të parë TV, ose të bëjnë xhiro me motor, apo të shkojnë për kamping…

Vendi është bërë aq i famshëm sa që edhe Presdienti i Indonezisë, Joko Widodo, ka postuar foto të marra nga aty. Fshati nuk ka qenë gjithmonë i tillë. Vetëm 15 vite më parë, ujërat aty kanë qenë të ndotur dhe askujt nuk i shkonte ndërmend që të zhytej. Por që prej vitit 2006, është bërë një punë e madhe për të pastruar ujin dhe rrethinat, punë që me sa duket është shpërblyer.

Sot, fshatarët kanë 40% të aksioneve në atraksionin turistik dhe përfitojnë shumë të konsiderueshme edhe duke shitur suvenire, rroba dhe ushqime rreth tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2