Një objekt misterioz është filmuar të bjerë nga qielli gjatë paradës ushtarake në Kinë duke ngjallur spekulime se dera u shkëput nga avioni gjatë ceremonisë.
Në videon e shkurtër që qarkullon në rrjetet sociale duket objekti që shkëputet me shpejtësi në drejtim të tokës, ndërsa një grup prej 8 avionësh kaluan mbi sheshin Tiananmen.
Pekini pretendoi se objekti ishte një dron i dërguar për të filmuar ngjarjen pas pretendimeve nga më të çuditshmet.
Video prej 15 sekondash u shpërnda në internet pasi Kina tregoi forcën e saj ushtarake të martën në paradën më të madhe ushtarake në historinë e vendit komunist. Disa media kanë raportuar se parada ka kushtuar rreth 2.4 miliardë paund. Ajo shënoi 70-vjetorin e themelimit të Kinës komuniste.