Pamja është qesharake, por peshku “007” i Mesdheut është vdekjeprurës

Në qoftë se bota nënujore që banon në ujërat e Mesdheut do të kishte një “agjent sekret”, ky do të ishte padyshim peshku me emrin uranoskop, që në vendin tonë njihet edhe me emrin e veçantë “kukumjaçka e detit”.

Peshku me pamjen e veçantë, pothuajse aliene, nuk ka tiparet e frikshme të një peshkaqeni, por nuk është më pak i rrezikshëm, madje vdekjeprurës edhe për njeriun.

Kjo falë rrymave elektrike dhe veçanërisht helmit që përbëhet nga dy gjemba që ndodhet në verzat, të lidhura pikërisht me gjëndrat helmuese.

Por një veti që mund të shihet edhe nga pamjet është kapaciteti për t’u mimetizuar në rërë, duke qenë pothuajse i padukshëm.  I fshehur në atë mënyrë, peshku lëviz vetëm gjuhën e tij, për të tërhequr viktimat e gjuetisë.

Edhe pse i rrallë, ky peshk është pikasur edhe në ujërat e vendit tonë, edhe pse karakteristik i Oqeanit Atlantik dhe Mesdheut.

Shkarkoni aplikacionin e A2