Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Propozimi i Bashës, Rama: Këmbësori në hije të fikut i thotë makinës “hap krahun”

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 12:28 | Politikë

Kryeministri Rama tha se opozita jashtë parlamentare nuk ka asnjë të drejtë të dërgojë propozime për Reformën Zgjedhore apo daljen nga kriza. Një ditë më parë ai e quajti thirrjen e Bashës për të hapur krahun, sikur “t’i thotë karroca me kalë trenit të hapë krahun”, ndërsa sot në Parlament gjeti një krahasim tjetër.

“Ata që nuk janë këtu, që thonë “hap krahun”, unë nuk kam parë. Unë vetë nuk di t’i jap makinës, kjo dihet, por t’i thotë një këmbësor që rri te hija e fikut një makine “hap krahun”. “Ta kemi dhënë planin, zbatoje”... Me çfarë dekreti hyjnor e ke marrë ti të drejtën të më çosh mua planin? Kush je ti? Kë përfaqëson? Ata që përfaqëson i ke lënë në rrugë, bashkë me veten”, tha Kryeministri.

Ai ftoi opozitën brenda dhe jashtë Parlamentit që të ulen në tryezë dhe të diskutojnë vetëm për rekomandimet e OSBE/ODIHR. “Ato nuk kanë nevojë, as t’i diskutojmë ne, as të dëgjojnë çfarë mendon ti apo unë. Ato merren dhe futen në ligj dhe me atë letër i thuhet Gjermanisë mike, që është avokate e çeljes së negociatave sot, ne i kemi plotësuar kushtet”, shtoi Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani