Rikthehet në kujtesë Serbi-Shqipëri, droni ndërpret ndeshjen e Europa League

Një incident i rëndë ka ndodhur në ndeshjen e Europa League mes Dudelange-Qarabag, i cili ka detyruar zyrtarët e takimit ta ndërpresin atë.

Ndeshja e vlefshme për raundin e dytë të Grupit A të Europa League u ndërpre pa mbaruar ende pjesa e parë për shkak të një droni që hyri në fushën e lojës. Për këtë arsye arbitri skocez i ndeshjes u detyrua ta ndërpresë takimin.

Menjëherë tifozeritë kanë reaguar dhe ata të Qarabag tentuan të hyjnë në fushë. Droni që hyri në fushë mbante flamurin e Armenisë, vend ky që njihet për problemet e vazhdueshme me Azerbajxhanin për çështje territoriale mbi sovranitetin e Qarabag, për të cilin është zhvilluar edhe një luftë në vitin 1994.

Ky rast i sotëm të kujton ngjarjen në stadiumin e Beogradit në Serbi, ku Ismail Morina me një dron futi në stadium flamurin e Shqipërisë së Madhe.

Pas disa minutash ndërprerje, zyrtarët e ndeshjes vendosën që ajo të rifillojë sërish

Shkarkoni aplikacionin e A2