Roth për Shqipërinë: Nuk do të këtë negociata të klasit të dytë

Nuk është Bundestagu ai që formulon kushtet për negociatat e anëtarësimit, por Komisioni Europian.

Kështu thotë ministri gjerman i Evropës, Michael Roth gjatë një interviste për “Deutsche Welle”, ndërsa i referohet 9 kushteve që deputetët gjermanë kërkuan të plotësoheshin nga Shqipëria para nisjes së kapitullit të parë të negociatave.

“Së pari, Bundestagu gjerman nuk mund të formulojë kushte. Kushtëzimi vjen nga Komisioni i BE-së pas konsultimit me të gjitha shtetet anëtare. Dhe nuk mund të ketë rregulla speciale. Por, nga këndvështrimi i Bundestag-ut janë me rëndësi si kompletimi me numrin e duhur të gjyqtarëve i gjykatave më të larta, ashtu edhe ligji i ri zgjedhor”. 

Zyrtari i lartë gjerman, mbështetës i zëshëm i çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, thotë se përgjegjësia për Reformën Zgjedhore nuk i takon vetëm qeverisë, por edhe opozitës, e cila tani duhet të ketë një qëndrim konstruktiv. 

“Mua më ka konfirmuar qeveria shqiptare se do ta konsultojë draftin e saj me OSBE/ODIHR-in. Në këndvështrimin tim, kështu do të sigurohet plotësimi i kushtit që kërkon që ligji zgjedhor të marrë parasysh edhe kërkesat e OSBE-së. Pastaj pjesa tjetër është në dorë të deputetëve. Mund të shpresoj vetëm se përkundër klimës shumë të helmuar dhe të polarizuar në Shqipëri, të gjitha partitë, përfshirë edhe opozitën, tani do të jenë të gatshme të marrin një qëndrim konstruktiv”, tha ministri gjerman.

Roth shprehet se kushtet e parashtruara nga Bundestagu nuk janë të reja, por tani do të përmbushen më shpejt. Për Shqipërinë, thotë ai, nuk do të ketë procedurë pranimi të klasit të dytë. 

  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Nuk do të biem në pesimizëm për negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ka një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama në Bruksel: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi në këto kushte