Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sadiku shënon sërish në Spanjë, i mjaftojnë vetëm 3 minuta

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 19:29 | Futboll

Armando Sadikut i kanë mjaftuar vetëm 160 sekonda për ta dërguar topin në rrjetë në ndeshjen e kësaj të enjteje në Segunda Division, në transfertë ndaj Zaragoza-s.

Skuadra e Malaga zbriti në fushën e lojës në këtë ndeshje me dy futbollistët shqiptarë, Armando Sadiku dhe Bare, të cilët janë kthyer në të padiskutueshëm sa i përket formacionit.

Ky është goli i dytë për bomberin kuqezi, i cili vjen në prag edhe të dy ndeshjeve të radhës së kombëtares shqiptare, me Turqinë në datë 11 dhe 3 ditë më pas ndaj Moldavisë në transfertë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani