Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Sondazhi i studentëve, 52% të pakënaqur, kritika universiteteve në Tiranë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 16:29 | Sociale
Sondazhi i studentëve, 52% të pakënaqur, kritika universiteteve

Protestat e studentëve dhe pakti që ofroi qeveria nuk i ka dhënë zgjidhje shumë prej kërkesave të të rinjve.

Pakënaqësitë e tyre mbarten edhe vitin e ri akademik si dhe reflektohen në sondazhin kombëtar të zhvilluar nga Ministria e Arsimit.

Nga 25% e studentëve të pyetur përmes postës elektronike, më shumë se gjysma janë të pakënaqur me kushtet në universitete, mungesën e laboratorëve, nuk përfshihen në projekte kërkimore dhe nuk gjejnë mbështetje.

Ankesat më të mëdha janë për universitet e Tiranës, madje ata më të kërkuarit. “Studentët duhet të ndjehen më të përfshirë. Duan kushte më të mira në infrastrukturë, sidomos në laboratorë. Në Tiranë janë studentët me mesataren më të lartë, por edhe me kërkesat më të mëdha”, shprehet Elvin Gjevori, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë.

Në prag të fillimit të vitit të ri akademik, të rinjtë pranë shkollave të larta nuk ngurojnë të tregojnë problemet në fakultetin e tyre. “Mbase praktik pak më shumë. Nuk ka laboratorë. Lëndët i bëjmë vetëm në teori”, shprehen studentët.

Por kur flitet për zgjidhje, Ministria vetëm rekomandon. Drejtuesit e agjencisë u kujtojnë shkollave të larta autonominë të cilën duhet ta përdorin në funksion të studentëve.

Pas rikthimit në auditore, studentët do të shohin nëse kanë dhënë rezultat protestat, ankesat apo pakti i shumëpërfolur për universitetin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani