Trajleri përplaset me autobusin, ndërron jetë pasagjerja 82-vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”.

Një trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan. Si pasojë e aksidentit, shtetasja R.H., 82 vjeç, ka ndërruar jetë. 

Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeç dhe A.G., 44 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, të cilat ishin pasagjere në autobus.

Shkarkoni aplikacionin e A2