Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Venecia rrëzon pr/ligjin e qeverisë, Vorpsi: S’bën asgjë për të kompensuar ish pronarët

Nga A2 CNN
3 Tetor 2019, 19:54 | Ekonomi
Venecia rrëzon pr/ligjin e qeverisë, Vorpsi: S’bën

Opinioni i Komisionit të Venecias hedh poshtë jo vetëm 2 nene, por krejt thelbin e projektligjit të qeverisë për aktet e marrjes së tokës në pronësi.

Sipas kreut të Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi, ky propozim tashmë është i rënë, pasi nuk zgjidh realisht problemet me tokën.

“Ka qenë një interes strategjik i qeverisë shqiptare, pikërisht ky opinion, por befas iu kthye kundër. Me këtë pr/ligj shteti shqiptar është I interesuar vetëm për një gjë, që çdo pasurie brenda territorit të vendit t’i vendosi një emër, sipërfaqen dhe hartën treguese. Kur toka të jetë ndarë në një mënyrë të tillë, çfarë pritet të bëhet për kompensimin e pronarëve? Asgjë”, deklaroi kreu i shoqatës, Myrshit Vorpsi.

Projektligji i qeverisë sipas Vorpsit krijon vetëm fatura financiare që do të trashëgohet tek qeveritë e ardhshme.

“Janë tre fatura që qeveria dhe shteti nuk do ti shikojë sot por që do të shpërthejnë më vonë. Janë shumë dosje që nuk janë trajtuar. Por ka dhe një faturë tjetër të ligjit që ka krijuar vetë ligji 133 me 25 mijë dosje”, shtoi Vorpsi.

Sipas ekspertit, ashtu si ligji 7501 dhe ligji i legalizimi, ky draft është përdorur si kalë beteje në fushata elektorale. Sido që të jetë fati i këtij ligji, sipas Vorpsit, në të ardhmen ai është i destinuar të pasohet nga ligje të tjera të posaçme për shkak të kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore për tokën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu