Vidhet Ministria e Brendshme, policia në ndjekje të grabitësve

Magazina e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të Ministrisë së Brendshme ka rënë pre e vjedhjes. Sipas policisë autorët ende të pa identifikuar kanë vjedhur disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për t’u asgjësuar.

Mësohet se janë parë dy persona, ende të paidentifikuar duke vjedhur këto sende, që dyshohet se do i shisnin për skrap, duke qenë se ishin të vjetruar, megjithatë nuk është bërë ende identifikimi i tyre.

Burime pranë uniformave blu thanë se dy personat kanë kapërcyer nga muri duke marrë sendet, të cilat nuk ishin vendosur në një ambient të veçantë, por një hapësirë në oborrin e jashtëm.

Kjo është hera e dytë që parku i Ministrisë së Brendshme vidhet, ndërsa herën e parë aty janë marrë pjesë automjetesh të ndryshme, por që deri më tani asnjë nga ngjarjet nuk është zbuluar.

Shkarkoni aplikacionin e A2