Aksident i rëndë në aksin Vorë-Tiranë, ndërron jetë një 19-vjeçar

Mëngjesin e së premtes, në autostradën Vorë-Tiranë, si pasojë e lagështirës, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jëtë pasagjeri i njërit prej automjeteve, shtetasi K. H., 19 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D.R. dhe pasagjeri F.Xh. u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2