Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Alibeaj: Drejtori i Kadastrës Durrës, kushëri i Braçes, ndërhyrja e tij kriminale

Nga A2 CNN
4 Tetor 2019, 16:19 | Politikë
Alibeaj: Drejtori i Kadastrës Durrës, kushëri i Braçes,

Partia Demokratike ka reaguar për praninë e zëvendëskryeministrit Erion Braçe në seancën gjyqësore ku u dha masa e arrestit për drejtorin e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula. Braçe Ai akuzoi prokurorin e çështjes Arjan Ndoja se “ka ushtruar presion ndaj punonjësve për të tjera objekte, duke përdorur çështjen në fjalë”.

“Kërcënimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve me vetting për çështje konkrete është prova e gjallë sesi Edi Rama po përdor vetting-un për të kërcënuar e shantazhuar gjyqtarë e prokurorë, që të mos hetojnë krimet e tij dhe të Qeverisë së tij”, tha Enkelejd Alibeaj. “Veprimet e prokurorit të çështjes u gjetën ligjërisht korrekte nga gjykata. Magjistratja Besjana Garxenaj, e emëruar në 10 Shkurt 2017, tregoi integritet profesional, duke mos iu nënshtruar presionit kriminal, të padëgjuar më parë, në sallën e gjyqit nga Zëvendëskryeministri Erjon Braҁe. Drejtuesi i korruptuar i Kadastrës në Durrës, që është arrestuar me vendim gjykate, është kushëriri dhe i emëruari i Erjon Braҁes, i cili ka vënë qeverinë në funksion të hallit të tij dhe për të mbrojtur një zyrtar të akuzuar për korrupsion”.

Sipas Alibeajt, Edi Rama ka dy standarde për drejtësinë. “Jo më larg se mbrëmë ai refuzoi të komentojë për Saimir Tahirin, me pretekstin se çështja nuk quhet e mbyllur nga drejtësia. Ndërsa për të korruptuarin e tij në Kadastrën e Durrësit, ai e sulmoi drejtësinë, kërcënoi hapur prokurorin e çështjes dhe shantazhoi gjykatën”, tha Alibeaj.

Partia Demokratike bëri thirrje për nisjen menjëherë të hetimeve ndaj Ramës dhe Braçes, “për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek prokurorët dhe gjyqtarët në vend”. “Presione të tilla tregojnë para shqiptarëve se përse të pushtetshmit janë të paprekshëm dhe pse nuk ndëshkohet korrupsioni i bandës që drejton vendin”, shtoi Alibeaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli