Ambasadori amerikan në Gjermani emërohet i dërguar special për bisedimet Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell u emërua të enjten si i dërguari special i Uashingtonit për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Lajmi konfirmohet nga Shtëpia e Bardhë, ku thuhet se Presidenti Trump caktoi Grenell për të shërbyer si i dërguar special presidencial në bisedimet e paqes mes dy vendeve.

53-vjeçari do ta kryejë këtë detyrë pa lënë mandatin si ambasador i Berlin, një pozicion që mban prej prillit të vitit 2018. Grennell, i cili ka shërbyer më parë si zëdhënës i përfaqësuesit amerikan në OKB në kohën e Presidentit George W. Bush, ka qenë mbështetës i hershëm i Trump në fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në shkurt të këtij viti, Presidenti Trump i dërgoi një letër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vucic, duke u bërë thirrje për njohje reciproke e duke e cilësuar normalizimin e marrëdhënieve si një hap thelbësor për të ardhmen e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2