Korçë, aksidentohet motoçikleta, rëndë drejtuesi

Një aksident ka ndodhur sot në qytetin e Korçës, duke përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.  

Nga burimet mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit, dhe se drejtuesi i motoçikletës është transportuar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Shkarkoni aplikacionin e A2