Loja e 13-vjeçares, policia: E mitura kishte inskenuar “rrëmbimin”

Është gjetur te Pazari i Ri në Tiranë nga Policia 13-vjeçarja e cila u raportua se u rrëmbye, por në fakt ka qenë një “lojë mes shokësh”.

Të paktën nga dëshmia e parë e vajzës, ajo ka thënë se është larguar me dëshirën e saj dhe se nuk ka pasur asnjë rrëmbim. Ka qenë një shok i saj që e kishte marrë me makinë.

Një patrullë e Komisariatit numër 1 në kryeqytet njofton se e kanë gjetur vajzën në afërsi të Pazarit të Ri. Kanë pasur fillimisht kontakt me të dhe gjithçka tashmë është sqaruar dhe se nuk kemi të bëjmë me një rrëmbim.

Fillimisht, familjarët dëshmuan të alarmuar, duke iu referuar thënieve të gjyshes, e cila po priste vajzën në shtëpi dhe kishte parë ngjarjen.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të veprojë policia me personin që ka qenë me 13-vjeçaren në makinën tip “Fiat”.

Shkarkoni aplikacionin e A2