Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Miley Cyrus lidhet me shokun e ngushtë?!

Nga A2 CNN
4 Tetor 2019, 18:20 | Showbiz

E shihje rrallë në mediat rozë gjatë kohës që ishte e martuar me Liam Hemsworth, por pas ndarjes Miley Cyrus është rikthyer “rebelja” e dikurshme me bëmat e saj.

Ylli 26-vjeçar i muzikës tashmë është kthyer në epiqendrën e mediave rozë. Vetëm dy javë pas përfundimit të romancës me Kaitlynn Carter, për të thuhet se ka nisur një lidhje të re me nja nga miqtë e saj më të mirë, Cody Simpson.

TMZ ka postuar një video ku Miley është në nja takim me Cody-n dhe në fund ata shkëmbejnë edhe puthje me njëri-tjetrin. Në anën tjetër, E! shkruan se ata shoqërohen vazhdimisht me një tjetrin gjatë kohëve të fundit. Prej vitesh, Miley dhe Cody kanë qenë miq të ngushtë. Këngëtari Cody Simpson ka qenë në një lidhje më parë me supermodelen Gigi Hadid.

A2 CNN Livestream

Dita jonë