Pompeo paralajmëron Zaev: Kujdes nga investimet kineze

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në Maqedoninë e Veriut, pas vizitës që zhvilloi në Malin e Zi. Gjatë një konferencë për shtyp me kryeministrin Zaev, Pompeo e paralajmëroi atë rreth rreziqeve të investimeve kineze në fushën e teknologjisë.

Sipas Pompeo, Kina mund të përdorë ryshfetin për të fituar kontrata në infrastrukturë në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu kreu i diplomacisë amerikane shprehu besimin se Senati i SHBA do të ratifikojë traktatin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO brenda vjeshtës.

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i 30 anëtarë i NATO në fund të këtij viti.

Shkarkoni aplikacionin e A2