Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rama tregon se si Merkeli bindi Bundestagun për "PO"

Nga A2 CNN
4 Tetor 2019, 14:50 | Politikë
Rama tregon se si Merkeli bindi Bundestagun për "PO"

Për kryeministrin Edi Rama, Reforma në Drejtësi, prioritet kyç për të marrë dritën jeshile nga BE, i ka dhënë rezultatet duke zhdukur mitin e të paprekshmëve.

Gjatë Ministerialit për Drejtësinë me vendet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri mori si shembull kancelaren Angela Merkel, e cila bindi Bundestagun të thotë “PO”.

“Ne na duhet që të vazhdojmë t’ju duam dhe të besojmë te kjo martesë. Britanikët kanë luksin që të mendojnë divorcin pas kaq shumë vitesh, për ne është hera e parë që ëndërrojmë të martohemi me atë që duam. Vetting-u u bë Revolucioni ynë francez. Tani problem është mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Angela Merkel tha diçka që u dëgjua nga grupi i saj parlamentar”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, ambasadori Luigi Soreca, apelon që të mos ketë vonesa për SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit: “Reformat ndodhin jo se i kërkojmë ne, por shqiptarët e kanë kërkuar Reformën në Drejtësi, pasi kanë vuajtur nga një sistem drejtësie i dështuar. Po të shohim të shkuarën, shumë pak vende në botë kanë bërë këtë shndërrim të thellë”.

Ndërkohë, nga mazhoranca nuk ka ende reagim. Drejtori i Agjensisë së Kadastrës, Artan Lame do të japë sqarime javën e ardhshme në një konferencë për shtyp.

Ndërsa e pyetur nga A2 nëse pas tërë këtyre vërejtjeve do të ndryshojë ligjin, ministrja Etilda Gjoni dha këtë përgjigje: “Le të shikojmë rezultatet për çështjet e drejtësisë dhe më pas do të shikojmë edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias”. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu