“Shengeni Ballkanik”, Nako: Propagandë, duhet shumë kohë për implementimin

Që Ballkani të funksionojë si një shtet i vetëm pa kontrollet e brendshme kufitare, si një Mini-Shengen, nuk mjafton vetëm firmosja në letër e marrëveshjes në Novi Sad të Serbisë.

Pëllumb Nako, ish-drejtori i kufirit dhe ekspert për çështjet e sigurisë, shpjegon për A2 se më parë, vendet duhet të heqin dorë nga pavarësia e kontrollit të territorit, ndërsa kostot do të rriten.

Pëllumb Nako: Për të ndërtuar një hapësirë të përbashkët, duhet të ndërtosh institucione të cilat janë mbikombëtare. Kjo do të thotë të çedosh në drejtim të sovranitetit tënd.

A2: Sa të sigurt do t’i kemi ne kufinjtë?

Pëllumb Nako: Nëse ne flasim për një qarkullim të lirë, kjo do të thotë të hiqen kontrollet kufitare. Kjo do të thotë që nesër elementët e sigurisë të mos jenë më nesër.

A2: Por sa kohë do të marrë zbatimi i një procesi të tillë?

Pëllumb Nako: Më duket një energji e harxhuar në mënyrë të dëmshme. Do të duhej aq shumë kohë për të ndërtuar një hapësirë Shengen për vendet e Ballkanit Perëndimor sa këto vende do të ishin futur në BE. Mua më duket më shumë një ambicie e kryeministrit tonë për të marrë përmasat e një lideri të rajonit. Nëse do të bëja një hamendje, e gjithë koha dhe të gjithë vitet që do të duheshin për të ndërtuar një hapësirë Shengen.

E për më tepër shton ai, në kohën kur në këtë marrëveshje që pritet të firmoset nuk figuron ende Kosova, gjithçka duket si propagandë.

Të flasësh tani për një qarkullim të mallrave dhe të njerëzve dhe Kosova ka një regjim totalisht ndryshe me Serbinë, do të thotë të mos ketë një rakordim midis tyre në nivel rajonal. Në aspektin gjeopolitik, unë e shoh në këtë formë”, shprehet Nako.

Shkarkoni aplikacionin e A2