Sherri për portën, trajneri Low gjen zgjidhjen

Trajneri gjerman Joachim Low konfirmon se Marc-Andre Ter Stegen dhe Manuel Neuer do të luajnë nga një ndeshje secili në eliminatorët e radhës për Euro 2020, pas kërcënimeve të Bayern Munchen se do të bojkotojë ekipin kombëtar nëse portiere i tyre ulej në stol.

Kështu Marc-Andre Ter Stegen do të ketë mundësinë e tij për të bërë më të mirën në skenën ndërkombëtare këtë muaj, pasi Low deklaroi se do të ndante detyrat për portën mes dy lojtarëve që ka në dispozicion. Në një mënyrë të pabesueshme, presidenti i bavarezëve, Uli Hoennes kërcënoi se lojtarët e tij do të bojkotojnë kombëtare nëse Neuer largohet si titullar, deklaratë kjo që u tërhoq më pas.

Kështu që lufta e fjalëve përkohësisht ka përfunduar dhe të dy portierët do të kenë nga 90 minuta në dispozicion në ndeshjet e radhës.

Në një deklaratë për shtyp, tekniku gjerman deklaroi se së bashku me Adreas Kopke kanë vendosur që Marc të luaj në Dormund ndërsa Neuer në Talin dhe kjo gjë është diskutuar dhe me lojtarët.

“E kam deklaruar disa here se Manuel Neuer është kapiteni ynë dhe numri 1 përsa i përket kampionatit evropian dhe kështu që asnjë gjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur”, u shpreh Low.

Shkarkoni aplikacionin e A2