Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sulmi në Paris, agresori shfaqi probleme psiqike

Nga A2 CNN
4 Tetor 2019, 12:55 | Bota
Sulmi në Paris, agresori shfaqi probleme psiqike

Punonjësi i policisë që vrau 4 kolegë në selinë qendrore të Policisë së Parisit, kishte shfaqur probleme psikike. Bashkëshortja e agresorit Mickaël Harpon, tha se ai ishte ankuar se dëgjonte zëra një natë para masakrës.  

45-vjeçari u ekzkutua në vendngjarje nga policia, ndërsa hetuesit po përpiqen të përcaktojnë një motiv për vrasjet. Gruaja e Harpon është në ngarkim të forcave të rendit, edhe pse zyra e prokuroit të Parisit deklaroi se ajo nuk ishte e akuzuar.

Remy Heitz, prokurori i Parisit, tha: “Motivet që qëndrojnë pas aktit të ndërmarrë nga agresori 45-vjeçar, i neutralizuar nga një efektiv në vendngjarje mbeten të paqarta. Kërkime po zhvillohen në banesën e tij dhe hetimet të tjera do të zhvillohen gjatë ditëve në vazhdim”.

Zyrtarë të Sindikatës së Policëve sugjerojnë se Harpon mund të jetë përfshirë në një grindje në vendin e punës. Gruaja ka dëshmuar se ai kishte pasur mosmarrëveshje me shefat dhe ndihej i pavlerësuar.

Në 13:00 të orës lokale agresori thuhet të ketë hyrë në godinë, ku ka filluar të qëllojë kolegët me thikë. Ai sulmoi 3 persona brenda dy zyrave dhe 2 gra në shkallë, para se të vritej nga një efektiv në oborrin e godinës.

45-vjeçari punonte prej 16 vjetësh si specialist i teknologjisë së informacionit. Ishte konvertuar në mysliman 18 muaj më parë dhe rishtazi nuk u fliste më kolegeve gra në zyrë. Megjithatë, sipas një zëdhënëse të qeverisë, nuk ka tregues se ai ishte radikalizuar para sulmit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani