Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tregti e lirë me Maqedoninë dhe Serbinë, biznesi kundër, ekspertët: Nisma pozitive

Nga A2 CNN
4 Tetor 2019, 15:46 | Ekonomi

Krijimi i një trekëndëshi me shkëmbim të lirë mallrash midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ka përçarë ekspertët mbi përfitimet që merr vendi ynë. Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, e ka cilësuar këtë një projekt të panevojshëm dhe të paqartë në kushtet kur nuk ka ende një dokument zyrtar.

“Të shpikim një Shengen ballkanik ndërkohë që ne kemi një proces që po vazhdon më duket pak i tepërt dhe i panevojshëm. Për krijimin e një axhendë tjetër, nuk kemi një material të shkruar që të na e shpjegoj,  kemi vetëm një thënie “Shengen ballkanik”,  dhe mendohet se liderët e Ballkanit kanë rënë dakord, por për çfarë?”, thotë Shkodra.

Arben Shkodra

Por, për ish-Ministrin e Financave, Arben Malaj, kjo është një nismë pozitive për Shqipërinë, pasi sipas tij do të rrisë konkurrencën si dhe do të nxisë investimet në vend.

Sipas Malajt, “fitimi do të jetë i shumanshëm. Sa më unike të jete kjo pjesë e Ballkanit, aq më shumë investitorët vendas dhe të huaj do ta shohin si një mundësi investimi. Ne duhet të prodhojmë atë me të cilën konkurrojnë të tjerët. Politikat e përkohshme mbrojtëse janë jo produktive, por nëse janë të domosdoshme mund të përcaktohet se për sektor të ndryshëm, hapja mund të jetë më graduale”.

Arben Malaj

Ky projekt, që parashikon lëvizjen pa pengesa të njerëzve dhe mallrave synon të përgatisë ekonomitë e rajonit për integrimin në zonën e lirë ekonomike të Bashkimit Europian.

A2 CNN Livestream

Dita jonë